Aktualitet

Nuk harrohet! Kolona guri në bregun e Potamit për Jonadën

Së fundmi në bredgetin e Potamit, janë vërë re disa kolona të ngritura me gurë.

23 Shkurt 2023, 11:17 Nga k.m.
Nuk harrohet! Kolona guri në bregun e Potamit për Jonadën
Jonada Avdiu dhe Arjan Tase

HIMARË- Vdekja e 7-vjeçares Jonada tronditi vendin këtë verë. E vogla u vra me skaf nga efektivi Arjan Tase në plazhin e Potamit teksa ajo ishte duke u larë në det me të atin e saj. Së fundmi në bredgetin e Potamit, janë vërë re disa kolona të ngritura me gurë. Fotot nga instalacioni i ka ndarë me JOQ, një qytetare që i ka pikasur.

Si ndodhi ngjarja e rëndë? Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase u arrestua dhe akuzohet për vrasje e kryer nga pakujdesia./Dosja.al

jonada avdia arjan tase tragjedi ne himare vdes femija ne himare

Sondazh

Poll