Aktualitet

Protesta e opozitës! Bllokohen disa akse rrugore, për pak orë do ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve

Nga ora 10:00, pritet të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

23 Shkurt 2023, 09:42 Nga A.B
Protesta e opozitës! Bllokohen disa akse rrugore, për pak orë do
Protesta

TIRANË-Për shkak të protestës së opozitës përballë parlamentit do të ketë bllokim në disa akse rrugore. Kështu, nga ora 10:00, pritet të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

Në të njëjtën kohë me protestën, sot në orën 10:00 mbahet edhe seanca plenare. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar disa herë se Kuvendi nuk do të zhvillojë seancë për asnjë çështje tjetër nëse kryeministri Edi Rama nuk jep llogari për skandalin ‘McGonigal’./Dosja.al

protesta e pd 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll