Sport

Xavi ‘ndez’ Barcelonën… flet për mundësinë e rikthimit të Leo Messit në Katalonjë…

I pyetur për thashethemet për një rikthim të Lionel Messit te FC Barcelona të mërkurën në mbrëmje, trajneri i ‘blaugranas’, Xavi i hapi derën lojtarit aktual të PSG-së.

23 Shkurt 2023, 07:17 Nga DOSJA

Xavi ‘ndez’ Barcelonën… flet për

SPANJE - Diskutimet e gjata me PSG-në dhe një takim i fshehtë, mjaftuan për të rifilluar thashethemet për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barça. I pranishëm në Barcelonë në një ambient privat, Jorge Messi u takua me Joan Laportan javën e kaluar. Babai i kampionit të botës dhe presidenti i ‘blaugranas’ diskutuan mbi të gjitha organizimin e një eventi për nder të Pleshtit.

Por pas javësh të ‘Luftës së Ftohtë’, e cila kulmoi me një largim të papritur në verën e vitit 2021, ky afrim krijon shpresë edhe për një rikthim. I ftuar për të reaguar ndaj këtij lajmi të mërkurën, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes mes FC Barcelona dhe Manchester United (ndeshja e kthimit e play-off-it të Europa League), Xavi i zgjati dorën ish-bashkëlojtarit të tij: "E kam thënë tashmë, Barça është shtëpia e tij dhe dyert janë gjithmonë të hapura për të”.

Miq dhe ende në kontakt, a mund të shohin që Xavi dhe Messi të kryqëzojnë sërish rrugët e tyre? “Do të varet shumë nga ai, nga ajo që dëshiron të bëjë në të ardhmen”,- siguroi trajneri katalanas, larg përpjekjes për të shuar shpresat.

Xavi ‘ndez’ Barcelonën… flet për

Në një situatë shumë më të mirë ekonomike se sezonin e kaluar, por ende subjekt i rregulloreve jashtëzakonisht të rrepta të pagave në La Liga, FC Barcelona nuk i ka ofruar ende Messit ndonjë kontratë të re. Do të duhet më shumë se një takim dhe disa deklarata për të bashkuar sërish të ish-numrin 10 dhe klubin e tij të zemrës, por shpresa është e gjallë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll