Sport

E RRALLE! Befason Pep Guardiola, nuk bëri asnjë zëvendësim ndaj Leipzig-ut...

Man.City u takua të mërkurën në mbrëmje me Leipzig në fazën eliminatore të Champions League (1-1). Tekniku Pep Guardiola gjatë takimit nuk bëri asnjë zëvendësim, gjë që është jashtëzakonisht e rrallë në këtë garë.

23 Shkurt 2023, 07:08 Nga DOSJA

E RRALLE! Befason Pep Guardiola, nuk bëri asnjë zëvendësim

GJERMANI - Performanca e Manchester City kundër Leipzig të mërkurën në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League ishte e përzier. Të rinjtë e Pep Guardiolas nuk mund të bënin më shumë se një barazim (1-1). Riyad Mahrez shënoi në pjesën e parë, ndërsa Josko Gvardiol barazoi për Leipzig në pjesën e dytë. 

Çuditërisht, trajneri spanjoll nuk bëri asnjë ndryshim gjatë lojës, kur në stol kishte për shembull Phil Foden apo Julian Alvarez e të tjerë… Sipas Opta, kjo nuk i ka ndodhur një skuadre në një ndeshje të Champions League që kur Manchester United u përball me Juventusin në tetor 2018.

E RRALLE! Befason Pep Guardiola, nuk bëri asnjë zëvendësim

Trajneri i Manchester Cityt nuk bëri asnjë zëvendësim të mërkurën në mbrëmje. Ai është i pari që përdori një strategji të tillë në ndeshjen ndaj RB Leipzig, që nga  koha e José Mourinhos, atëherë trajner i Manchester United në tetor 2018 kundër Juventusit (0-1).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll