Bota

Aksidenti me 4 të vdekur në Kosovë, policia zbardh detaje: Shoferi i njërës prej makinave humbi kontrollin

Policia njofton se si pasojë e aksidentit, përveç katër viktimave, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. 

23 Shkurt 2023, 09:02 Nga a.l
Aksidenti me 4 të vdekur në Kosovë, policia zbardh detaje:
Aksidenti në Kosovë

KOSOVË- Policia ka zbardhur detaje të tjera lidhur me aksidentin tragjik me katër viktima që u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën Ferizaj-Shtimë në Kosovë. Sipas policisë njëra nga makinat që u perplas me dy të tjera ka dalë nga rruga. Shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy makinat e tjera të cilat kanë kaluar në këtë rrugë dhe po lëviznin në drejtim të kundërt. Policia njofton se si pasojë e aksidentit, përveç katër viktimave, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. 

Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt. Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Aksidenti tragjik u shënua mbrëmjen e së mërkurës datë 22 shkurt në rrugën Ferizaj-Shtimë. Tre automjetet janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar vdekjen efatale të 4 personave. 

aksident në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2023, 08:59 a.l

Një emër tjetër për Asociacionin?

Albin Kurti KOSOVË- Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jet&eum...