Bota

Aksidenti me 4 të vdekur në Kosovë/ QKUK jep detaje: Është plagosur edhe një çift! Gruaja shtatzënë në gjendje të rëndë

Nga QKUK kanë thënë se gruaja e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burime brenda Qendrës kanë konfirmuar që ajo është shtatzënë.

23 Shkurt 2023, 09:18 Nga a.l
Aksidenti me 4 të vdekur në Kosovë/ QKUK jep detaje:
QKUK

KOSOVË- Dy persona të tjerë, burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë nga aksidenti i djeshëm në Kosovë, ku humbën jetën 4 persona. Ata janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga QKUK kanë thënë se gruaja e plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burime brenda Qendrës kanë konfirmuar që ajo është shtatzënë.

Një grua e datëlindjes 1996, është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta”- kanë thënë nga QKUK për Kallxo.

Prokurori Besnik Nuredini, i cili hetoi në vendin e ngjarjes, ka dhënë detaje në lidhje me rastin. Ai tha se katër viktimat kanë qenë në të njejtin makinë. Prokurori tha se për tre viktimat vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes ndërsa viktima e katërt ka vdekur në Emergjencë në Ferizaj.

aksident ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2023, 08:59 a.l

Një emër tjetër për Asociacionin?

Albin Kurti KOSOVË- Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jet&eum...