Bota

Lufta në Ukrainë/ Perëndimi në gatishmëri për partneritetin Kinë-Rusi, Pekini premton një "zgjidhje politike"

Nga ana e tij, presidenti rus pohoi se marrëdhëniet kino-ruse "stabilizon situatën ndërkombëtare", ndërsa pritet një plan paqeje kinez për Ukrainën, i cili supozohet të bëhet publik këtë javë.

22 Shkurt 2023, 18:19 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë/ Perëndimi në gatishmëri për
Wang Yi dhe Vladimir Putin

RUSI- Shqetësimi ndërkombëtar për një përshkallëzim të mundshëm të pushtimit rus të Ukrainës me aktivizimin e faktorit kinez po intensifikohet, pas takimit të sotëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kreut të diplomacisë kineze, Wang Yi. Nga ana e tij, presidenti rus pohoi se marrëdhëniet kino-ruse "stabilizon situatën ndërkombëtare", ndërsa pritet një plan paqeje kinez për Ukrainën, i cili supozohet të bëhet publik këtë javë.

“Marrëdhëniet e sotme ndërkombëtare janë të komplikuara. Në këtë kontekst, bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe Rusisë ka një rëndësi të madhe për stabilizimin e situatës ndërkombëtare,”- tha kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi.

Vizita e Xi në Moskë

Veçanërisht, Vladimir Putin rrallë pret zyrtarë të huaj që nuk janë kryetarë shtetesh dhe ky takim nënvizon edhe një herë marrëdhënien e privilegjuar midis Kremlinit dhe aleatit të tij kinez. Putin shprehu kënaqësinë për takimin e tij dhe shtoi se pret që presidenti kinez Xi Jinping të vizitojë Rusinë, gjë që mund të ndodhë në pranverë.

Në të njëjtën kohë, vizita e Wang Yi në Rusi vjen pasi Kina kërkon të luajë një rol ndërmjetësues në konfliktin ukrainas duke folur publikisht për një plan paqeje - i cili mbetet shumë i paqartë për momentin - për të gjetur një zgjidhje politike. Wang Yi mbërriti në Moskë, pas takimit javën e kaluar me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë konferencës së sigurisë që po organizohej në Mynih, ku ai i prezantoi, sipas Kievit, "elementet kryesore të planit paqeruajtës kinez" për Ukrainën.

Kina ka premtuar të bëjë publike propozimin e saj për një "zgjidhje politike" këtë javë, në kohë për përvjetorin e parë të fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë më 24 shkurt 2022. Pekini ka kërkuar gjithashtu që të respektohet integriteti territorial i Ukrainës, ndërsa Moska pretendon aneksimin e pesë rajoneve të Ukrainës.

Shqetësimi ndërkombëtar

Megjithatë, po aq sa deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, për mirëseardhjen e delegacionit kinez bënë xhiron e botës. Për disa analistë, takimi i sotëm është një pushim për Kremlinin përballë turneut spektakolar të presidentit amerikan Joe Biden në Ukrainë dhe Poloni, me të cilën ai konfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për Ukrainën. 

wang yi vladimir putin

Sondazh

Poll