Bota

Rasti 'Dehari'/ Pezullohet nga detyra Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë dhe një zyrtar tjetër

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosur largimin e të dy nëpunësve civil nga puna. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media përmendi shkeljet e gjetura nga Inspektorati në rastin e Astrit Deharit.

22 Shkurt 2023, 18:15 Nga a.l
Rasti 'Dehari'/ Pezullohet nga detyra Drejtori i Burgut të
Astrit Dehari

KOSOVË- Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë Burim Buleshkaj dhe Zyrtarin Korrektues ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj janë pezulluar nga detyra në kuadër të hetimeve për vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje. 

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjete sociale nga faqja zyrtare e Shërbimir Korrektues. 

Ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016. Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore”, theksohet në njoftimin për shtyp. 

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosur largimin e të dy nëpunësve civil nga puna. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media përmendi shkeljet e gjetura nga Inspektorati në rastin e Astrit Deharit.

Është e rëndësishme të theksohet se sipas Inspektoratit, incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i MD dhe zyrtarët e SHKK, janë marrë para se ato t’i merrte policia, nga data 5 (Kur ka ndodhur rasti) dhe datat 6, 7 nëntor 2016”- ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Sipas saj, marrja dhe posedimi i incizimeve të kamerave me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, te zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga Komisioni i SHKK përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave.

astrit dehari

Sondazh

Poll