22 Shkurt 2023, 17:02
Nga I.A
Edi Rama dhe Fumio Kishida
JAPONI- Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar ditën e sotme me homologun japonez Fumio Kishida. Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se dy vendet duhet të bashkohen edhe pse janë shumë larg gjeografikisht. Sipas tij, bashkim vjen kur qytetarët nuk kanë kufizime në lëvizje.
"Do të doja që ta përmbyllja pjesën time duke u bashkuar me kryeministrin e nderuar për të theksuar nevojën dhe dëshirën për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, për forcimin e bashkëpunimin tonë dypalësh dhe për të parë që të ketë më shumë gjëra që ndodhin mes dy vendeve tona. Vërtetë ne jemi larg gjeografikisht, jemi ndryshe, në kuptimin që Japonia është e madhe dhe ne jemi të vegjël, Japonia është e pasur, ne nuk jemi aq të pasur, por në një botë që është e përshirë gjithnjë e më tepër nga shqetësimet, nga krizat e papritura ne besojmë se më shumë se sa dallimet, ajo që na bashkon janë vlerat dhe të jesh pjesë e kësaj familjeje vlerash është shumë më e rëndësishme sot se dje dhe mund të jetë më e rëndësishme nesër sesa sot. Kështu që duke shpresuar se së shpejti qeveria japoneze do të bëjë të mundur që shqiptarët të udhëtojnë pa viza në Japoni ashtu siç japonezët mund ta bëjnë tashmë drejt Shqipërisë, ne presim me padurim që ky bashkëpunim të forcohet dhe edhe një herë dua të falënderoj me gjithë zemër kryeministrin, ambasadorin japonez në Shqipëri, të gjithë ata që janë treguar kaq të sjellshëm me ne gjatë këtij qëndrimi të shkurtër në Tokio dhe po ashtu të gjithë gazetarët e pranishëm këtu,” tha Rama
Kryeministri i Japonisë bëri të qartë se forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve nuk mund të bëhej i veçuar, pa përfshirjen e shteteve të tjera në Ballkanin Perëndimor.
“Realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por edhe përbashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë. Nga ky këndvështrim përmes nismës për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat e nga vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor”, tha Kishida.
fumio kishida edi rama
Politike
22 Shkurt 2023, 17:08
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese për ...
Politike
22 Shkurt 2023, 16:26
I.A
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykat&eum...
Politike
22 Shkurt 2023, 16:00
F.M
Allison Guerrero
SHBA- Allison Guerrero, ish-e dashura e Charles McGonigal ka zbardhur akoma më shumë detaje nga takimet e kryeministrit Edi Rama...
Politike
22 Shkurt 2023, 14:49
A.B
Majlinda Dhuka
TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë Majlinda Dhuka, ka treguar për vendimet që janë mar...
Politike
22 Shkurt 2023, 14:39
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave jan&eu...
Politike
22 Shkurt 2023, 14:15
A.B
Mbledhja
TIRANË-Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari, Sali Berisha tha se Edi Rama dhe Taulant B...
Politike
22 Shkurt 2023, 13:58
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, foli për protestën që do t&...
Politike
22 Shkurt 2023, 13:58
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi ditën e sotme nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Euro...
Politike
22 Shkurt 2023, 13:56
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish ditën e sotme ambasadoren Yuri Kim. Gjatë mbl...
Politike
22 Shkurt 2023, 13:48
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. Në një komunikim ...