Protesta e PD, Berisha thirrje qytetarëve: Nesër duhet të jemi të gjithë para parlamentit
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, foli për protestën që do t&...
Berisha tha se Edi Rama dhe Taulant Balla duan ta zëvendësojnë ligjin e Lustracionit
TIRANË-Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari, Sali Berisha tha se Edi Rama dhe Taulant Balla duan ta zëvendësojnë ligjin e Lustracionit me një amendament për gjah shtrigash në Kodin Elektoral.
'Nesër ne vazhdojmë betejën tonë, ne informojmë qytetarët tanë se janë 40 nisma legjislative të opozitës, të cilat Linda e parlamentit i ndryn në sirtar me urdhër të Edit të qeverisë. Ky është asgjësimi de facto i fuqisë legjislative të opozitës. Një nga ligjet më të rëndësishme që kemi dërguar prej muajsh është ligji i Lustracionit, por këtë ligj, i cili është i standardeve ndërkombëtare më të mira, Edi Rama dhe Taulant Balla duan ta zëvendësojnë me një amendament për gjah shtrigash në Kodin Elektoral. Në kombinim apo jo me Alibashën, nuk e di, por ai që nisi si amendament i Alibashës, përfundoi si amendament i Ballës. Por kjo është histori turpi. Një shtet serioz, një proces serioz siç është lustracioni, e bazon në ligj të veçantë, si të gjitha vendet ish-komuniste.
Ai nuk mund të përdoret për gjah siç po përdoret nga Edi Rama. Në nenin respektiv të këtij ligji, parashikohet humbja e të drejtës për kandidim në organet e zgjedhura, në postet e rëndësishme për të gjithë informantët, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, për të gjithë oficerët dhe për nomenklaturën.
Prandaj qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 10, duhet të jemi të gjithë para parlamentit për të bërë që zëri ynë të dëgjohet, që revolucioni të vazhdojë fuqishëm deri në fitoren e tij.'- tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, foli për protestën që do t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi ditën e sotme nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Euro...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish ditën e sotme ambasadoren Yuri Kim. Gjatë mbl...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. Në një komunikim ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme grupin parlamentar të PD-së. Përball&...
Ilir Meta, kryetar i PL TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët se a u pyet nga Prokurorët e SPAK n&e...
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja demokratike Jorida Tabaku në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese ka shpalosur nismën e...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë humor me pyetjen e gazetarit nëse ka frikë pë...