Politike

GJK rrëzoi Bordin, Bardhi: Çmimet i oligarkëve me bekimin e Ramës rëndonin qytetarët, krenar për çdo koleg që na mbështeti

Bardhi shton vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. 

22 Shkurt 2023, 17:08 Nga F.M
GJK rrëzoi Bordin, Bardhi: Çmimet i oligarkëve me bekimin e
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese për të rrëzuar Bordin e çmimit të Ushqimeve. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se abuzimet me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Bardhi shton vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. 

Postimi: 

Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo kolegë që mbështeti këtë inicativë.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimet të ushqimeve e shportës, për shkak se aktet normative nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës. Sipas nenit 101, në rast urgjence, aktet normative duhet t'i kalojnë menjëherë Kuvendit të Shqipërisë, i cili duhet të mblidhet brenda 5 ditëve.

Beteja ligjore në Gjykatë Kushtetuese nisi pasi një grup deputetësh nga Partia Demokratike, me iniciator deputetin Dashnor Sula, kërkuan shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve. Bordi i kontrollit të çmimit të ushqimeve hyri në fuqi më 1 prill dhe detyra ishte monitorimi i çmimeve të produkteve të shportës pas rritjes së çmimeve pas nisjes së luftës në Ukrainë. Çmimet, pretendohej se monitoroheshin çdo javë dhe vendosej një çmim tavan. 

gazment bardhi gjykata kushtetuese kushtetuesja rrezon bordin

Sondazh

Poll