Vendimi i Gjykatës për grupin ‘Hakmarrja për Drejtësi’, PD: Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme
Sipas Garos, se me këtë vendim të marrë nga Gjykata, Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit "Hakmarrja për Drejtësi", e cila ka mbi shpinë 17 akuza të rënda.
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë për grupin ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Në një deklaratë për mediat, Garo ka theksuar se ky grup nuk duhej shfaqësuar për veprat penale që ata kanë kryer ndër vite në Shqipëri. Sipas Garos, se me këtë vendim të marrë nga Gjykata, Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit "Hakmarrja për Drejtësi", e cila ka mbi shpinë 17 akuza të rënda.
Deklarata e Garos:
Hakmarrja për Drejtësi, grupi që ka në repertorin e tij nga aktet terroriste te krimet kundër individëve dhe atentatet me agjende politike, është shfajësuar nga Gjykata e Lartë. Ky është një zhvillim ogurkeq, që hedh dritë mbi reformën në drejtësi dhe integritetin e saj, por më shumë dhe më dhimbshëm se kaq, mbi sigurinë publike, rendin kushtetues dhe garancinë e jetës dhe biznesit. Pa harruar më të rëndësishmen: inkriminimin e politikës, shuarjen e asaj vije të hollë që ndan krimin nga politika, mungesa e së cilës ka prodhuar ato vende që njihen si ‘republika bananesh’ apo oligarki politike alla-Putin. Hakmarrja për Drejtësi ka qenë kundërshtar i rreptë i shtetit sa herë në Shqipëri ka pasur një të tille, dhe mik i pushtetit sa herë ky ka kapur shtetin, siç ndodh në erën që mban erë të Edi Ramës. Për publikun, një apel: mos u gënjeni se krimi i organizuar, meqë ka veshur kostum të shtrenjtë, nuk kthehet te rrugët e vjetra të terrorit!
Siç thotë populli: ujku ndërron qimen, por nuk e harron zakonin! Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit "Hakmarrja për Drejtësi", e cila ka mbi shpinë 17 akuza të renda. Kjo organizatë kriminale, më e madhja në vend në vitet 1992-1996, është përgjegjësi për një sërë veprash kriminale për të cilat u dhanë edhe dënime të përjetshme. Ndër to numërohen vrasje, grabitje me armë me pasojë vdekjen e njerëzve të pafajshëm, plagosjen, grabitjen e fëmijëve, pengmarrje, gjobëvënie, vendosje eksplozivi, vrasje të efektivit të policisë, etj. Ne duhet të alarmohemi nga ky shfajësim i terrorit, të jemi në këmbë, në parlament dhe në sheshe, demokratë, socialistë e të paparti. Nesër para parlamentit dhe me 3 mars para kryeministrisë, t’i tregojmë shtetit të kapur se pushteti dhe Shqipëria janë të shqiptarëve. Edi Rama dhe Rilindja nuk mund të shfajësojnë terrorin dhe të terrorizojnë qytetaret, pa u hyre gjemb në këmbë. Shfajësimi i Hakmarrjes për Drejtësi duhet të shndërrohet në Drejtësi që merr hak për të gjithë ata që, si Pushteti, si Drejtësia e re, i hedh në gojë të ujqërve të krimit.
Sot pas më shumë se 3 dekadash endje nëpër sallat e gjyqeve, Gjykata e Lartë ka marrë një vendim në favor të anëtarëve të të ashtuquajturës organizatë kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit për Krimet e Rënda (tani nuk ekziston më), që i shpalli të pafajshëm.
Sondazh
VIDEO/ Ish-e dashura e McGonigal: Darka me Ramën i kushtoi 10 mijë dollarë!
Allison Guerrero SHBA- Allison Guerrero, ish-e dashura e Charles McGonigal ka zbardhur akoma më shumë detaje nga takimet e kryeministrit Edi Rama...
Qeveria miraton marrëveshjen me KE-në! BE 82.6 mln euro Shqipërisë në mbështetje të reformave kryesore
Majlinda Dhuka TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë Majlinda Dhuka, ka treguar për vendimet që janë mar...
Këshilli i Ministrave, Peleshi: Kemi miratuar 4 projektvendime, 2 janë për emergjencat civile
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave jan&eu...
Berisha: Rama dhe Balla duan ta zëvendësojnë ligjin e Lustracionit me një amendament për gjah shtrigash
Mbledhja TIRANË-Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari, Sali Berisha tha se Edi Rama dhe Taulant B...
Protesta e PD, Berisha thirrje qytetarëve: Nesër duhet të jemi të gjithë para parlamentit
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, foli për protestën që do t&...
'Duçka ka marrë peng zyrtarë të lartë në vendet evropiane'/ Berisha: PE dhe KE të krijojnë komisione hetimore
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi ditën e sotme nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Euro...
Berisha ngre pyetjen: Çfarë e shtynte Yuri Kim të bëhet ndjekëse e Dorian Duçkës?
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish ditën e sotme ambasadoren Yuri Kim. Gjatë mbl...
'Gënjen kur thotë s'ka qënë'/ Berisha: Rama urdhëronte Gjonin të ishte pjesë e ansamblit të McGonigal në Vjenë
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. Në një komunikim ...
'Gjobëvënia e McGonigal'/ Berisha: Veprimtaria e tyre e fundit është data 20 maj 2022
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, ...