Politike

Këshilli i Ministrave, Peleshi: Kemi miratuar 4 projektvendime, 2 janë për emergjencat civile

Gjatë fjalës për mediat, Peleshi u shpreh se dy prej projektvendimeve janë për pjesëmarrje të Forcave të Armatosura në operacione ndërkombëtare për stërvitje.

22 Shkurt 2023, 14:39 Nga I.A
Këshilli i Ministrave, Peleshi: Kemi miratuar 4 projektvendime, 2 janë
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë miratuar 4 projektvendime. Gjatë fjalës për mediat, Peleshi u shpreh se dy prej projektvendimeve janë për pjesëmarrje të Forcave të Armatosura në operacione ndërkombëtare për stërvitje. Ndërkohë që dy projektvendimet e tjera janë për emergjencat civile në vend. Sipas tij është miratuar projektvendimi për mënyrën se si do të veprohet në raste të fatkeqësive natyrore. Ndërsa projektvendimi i katërt ka të bëj me një marrëveshje me Italinë për një hua prej më shumë se 30 milionë eurosh.

"4 projektvendime të iniciuara nga Ministria e Mbrojtës janë miratuar ditën e sotme në Këshillim e Ministrave. Dy projektvendimi ishin për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtarë. E para është për pjesëmarrjen e FA në operacionin e NATO-së. Ne do të marrim pjesë me një anije të quajtur Iliria dhe 21 pjesëtarë. I dyti është në Egjipt, në operacionin shumëkombësh. Bëhet fjalë për 3 oficerë të policisë ushtarake që do të jetë pjesë e këtij misioni. Dy projektvendime të rëndësishme lidhen me fatkeqësitë natyrore. Kemi vlerësuar hartën dhe kemi gjetur 6 vende ku rrezikohen për fatkeqësitë natyrore. Projektvendimi është për mënyrën se si do të veprohet në këto raste. Projektvendimi i katërt është miratimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për mbështetjen e emergjencave civile në Shqipëri me një hua konçensionare prej më shumë se 30 mln eurosh. Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme," tha Peleshi.

niko peleshi keshilli i ministrave

Sondazh

Poll