Bota

Terror në Palestinë/ Ushtria izraelite ekzekuton 10 palestinezë, plagosen qindra të tjerë

Zyrtarët palestinezë njoftuan se mes të vrarëve ishte edhe një burrë 72-vjeçar ndërsa 102 persona të tjerë u plagosën. 

22 Shkurt 2023, 15:47 Nga a.l
Terror në Palestinë/ Ushtria izraelite ekzekuton 10 palestinezë,
Palestine

PALESTINË- Të paktën 10 palestinezë kanë vdekur pasi trupat izraelite hynë në një qytet të madh palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar në një operacion të rrallë arrestimi gjatë ditës. Mediat e huaja raportojnë se një ndërtesë është shkatërruar nga ushtria izraelite. Një sërë dyqanesh gjithashtu pësuan dëme të mëdha materiale. 

Zyrtarët palestinezë njoftuan se mes të vrarëve ishte edhe një burrë 72-vjeçar ndërsa 102 persona të tjerë u plagosën.  Në mars 2022, pas një serie sulmesh individuale palestineze brenda Izraelit, ushtria izraelite nisi një fushatë ushtarake që çoi në shënjimin e vitit 2022 nga Kombet e Bashkuara si viti më vdekjeprurës për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga viti 2006. Rreth 171 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 30 fëmijë, u vranë nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor vitin e kaluar.

sulm ne palestine

Sondazh

Poll