Bota

I vetmi shtet në Evropë që e praktikon, Bjellorusia miraton ligjin për dënimin me vdekje

Që kur Lukashenko erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime.

22 Shkurt 2023, 15:11 Nga a.l
I vetmi shtet në Evropë që e praktikon, Bjellorusia miraton
Dhoma e Ulet e Parlamentit

RUSI- Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, ka miratuar dje një projektligj që parashikon dënim me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë. Kështu, Bjellorusia bëhet vendi i parë në Evropë që ka vendosur një projektligj të tillë. 

Mediat e huaja raportojnë se, projektligji pritet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se lideri Alyaksandr Lukashenko, ta nënshkruajë këtë ligj. Një ndër personat që po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste është liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila po gjykohet në mungesë së bashki me disa aleatë të saj. Që kur Lukashenko erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime.

ligji i denimit me vdekje

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2023, 13:55 k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...