Bota

Kryediplomati kinez mbërrin në Moskë, takim me liderin rus! Putin: Situata ndërkombëtare e ndërlikuar

Më herët gjatë ditës Wang u takua me Sergei Lavrov, ministrin e jashtëm të Rusisë, ku tha se pret të arrijë një konsensus të ri për avancimin e marrëdhënieve midis dy aleatëve.

22 Shkurt 2023, 14:36 Nga a.l
Kryediplomati kinez mbërrin në Moskë, takim me liderin rus!
ëang Yi dhe Vladimir Putin

RUSI- Kryediplomati kinez Wang Yi ka zhvilluar sot një vizitë në Rusi. Ai ka takuar presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ndërsa Kina dhe Rusia riafirmuan marrëdhëniet e tyre të ngushta dypalëshe përpara përvjetorit të një viti të pushtimit rus të Ukrainës.

Në një fjalim të shkurtër, Wang tha se Kina dhe Rusia janë të gatshme të thellojnë bashkëpunimin e tyre strategjik. Më herët gjatë ditës Wang u takua me Sergei Lavrov, ministrin e jashtëm të Rusisë, ku tha se pret të arrijë një konsensus të ri për avancimin e marrëdhënieve midis dy aleatëve.

Putin tha se marrëdhëniet ruse kineze po vazhdonin siç ishte planifikuar dhe foli për arritjen në fusha të tilla si tregtia dypalëshe. Putin tha gjithashtu se të dy vendet kishin bashkëpunim të vazhdueshëm në çështjet ndërkombëtare dhe shprehu mirënjohjen e Rusisë për Kinën. Ndër të tjera përshkroi situatën ndërkombëtare si mjaft të ndërlikuar dhe tha se bashkëpunimi kino-rus ishte i rëndësishëm për stabilizimin e situatës ndërkombëtare.

vladimir putin wang yi

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2023, 13:55 k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...

Bota 22 Shkurt 2023, 12:56 I.A

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Foto Ilustruese GJERMANI- Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdek...