Bota

Papa dënon luftën në Ukrainë, kërkon armëpushim dhe negociata

Gjatë fjalimit javor të 22 shkurtit, Papa e quajti njëvjetorin e luftës "përvjetor të trishtuar" dhe tha se është afër popullit ukrainas.

22 Shkurt 2023, 14:10 Nga I.A
Papa dënon luftën në Ukrainë, kërkon armëpushim
Papa Françesku

VATIKAN- Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievit, Papa Françesku tha se lufta në Ukrainë është "absurde dhe mizore", dhe bëri thirrje për armëpushim dhe negociata.

Gjatë fjalimit javor të 22 shkurtit, Papa e quajti njëvjetorin e luftës "përvjetor të trishtuar" dhe tha se është afër popullit ukrainas.

Ai tha se "fitorja e vërtetë" në Ukrainë "nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja".

Edhe në fjalimin e tij të Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa kishte bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

Papa e ka konsideruar luftën në Ukrain si “çmenduri”.

Vitin e kaluar ai kishte deklaruar se "të pafajshmit e paguajnë luftën", dhe se tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta janë “delikuentë që vrasin njerëzimin”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Marrë nga REL

papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2023, 13:55 k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...

Bota 22 Shkurt 2023, 12:56 I.A

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Foto Ilustruese GJERMANI- Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdek...