Bota

Tërmeti i shembi shtëpinë/ Rrëfimi rrëqethës i 41- vjeçarit turk: Humba këmbët dhe njërën dorë, kërkoj ndihmë për proteza

Aktualisht ai ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por i nevojiten para për të vendosur proteza në gjymtyrët.

22 Shkurt 2023, 14:42 Nga a.l
Tërmeti i shembi shtëpinë/ Rrëfimi rrëqethës i 41-
Babacan

TURQI- Një nga të mbijetuarit e tërmetit të fuqishëm të 6 shkurtit në Turqi ishte edhe Babit Babacan. Ai ka treguar me detaje tmerrsin që përjetoi bashkë me famijen e tij në momentin kur shtëpia u shemb mbi ta. Për shkak të lëndimeve të rënda në trup, Babacanit iu prenë dy këmbët mbi gju dhe krahu i majtë. Në momentin kur shptëpia e tij u shemb nga tërmeti, ai ishte brenda bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tyre. Mediat turke raportojnë se ai ka qëndruar tre ditë nën rrënoja. Aktualisht ai ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por i nevojiten para për të vendosur proteza në gjymtyrët.

Ndaluan kovën dhe më shpëtuan. Shtëpia u shemb papritur. Rrënojat ranë mbi mua, bërtita dhe askush nuk dëgjoi. Në atë moment ndjeva vdekjen. Thashë se po shkoj në shtëpinë e babait tim të ndjerë. Në ditën e 3-të të tërmetit, unë bërtita ‘Jam këtu!’ ndërsa fadroma ishte duke punuar. Ata ndaluan kovën dhe më shpëtuan. Këmba ime e majtë ishte pak më mirë, këmba tjetër dhe krahu i majtë ishin shtypur. I hapa sytë në spital”, ka rrëfyer 41-vjeçari.

Mjekët bëjnë me dije se pas disa muajve, Babacanit ka nevojë për vendosjen e një proteze. 

termet ne turqi babit babacani

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2023, 13:55 k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...

Bota 22 Shkurt 2023, 12:56 I.A

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Foto Ilustruese GJERMANI- Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdek...