Bota

Mori miliona dollarë ryshfete nga karteli i drogës 'El-Chapo', ish-ministri meksikan rrezikon burgim të përjetshëm

Garcia Luna është një nga zyrtarët më të lartë meksikanë të akuzuar ndonjëherë për lidhje me trafikun e drogës.

22 Shkurt 2023, 15:14 Nga a.l
Mori miliona dollarë ryshfete nga karteli i drogës
Genaro Garcia Luna

SPANJË- Ish-ministri i Sigurisë së Meksikës, dikur përgjegjës për luftën kundër trafikantëve të drogës është dënuar në një gjyq për korrupsion në SHBA për lidhjet e tij me kartelin Sinaloa, të bosit të drogës “El-Chapo”. Mediat e huaja raportojnë se, Prokurorët federalë në Bruklin kanë treguar se Genaro Garcia Luna pranoi miliona dollarë ryshfet nga karteli i drejtuar dikur nga Joaquin “El Chapo” Guzman në këmbim të kalimit të sigurt të dërgesave të kokainës dhe informacioneve për operacionet e ardhshme të zbatimit të ligjit. 54-vjeçari mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Garcia Luna është një nga zyrtarët më të lartë meksikanë të akuzuar ndonjëherë për lidhje me trafikun e drogës. Ai drejtoi Agjencinë Federale të Hetimit të Meksikës nga viti 2001 deri në 2005 dhe ishte ministër i sigurisë publike nga viti 2006. Ai punoi ngushtë me agjencitë amerikane kundër narkotikëve dhe inteligjencës si pjesë e goditjes së ish-presidentit Felipe Calderon ndaj karteleve.

“El Chapo” u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 pas dënimit të tij në Brooklyn për trafik droge dhe akuza për komplot për vrasje. Ai mbahet në një burg “supermax” të sigurisë së lartë në Kolorado.

genaro garcia luna

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2023, 13:55 k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-g...