Bota

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-gjerman, Jamshid Sharmahd, nga gjyqësori i Iranit për gjoja planifikimin e një sulmi vdekjeprurës të vitit 2008.

22 Shkurt 2023, 13:55 Nga k.m.

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdekje të shtetasit iranio-gjerman, Jamshid Sharmahd, nga gjyqësori i Iranit për gjoja planifikimin e një sulmi vdekjeprurës të vitit 2008.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha më 22 shkurt se kishte thirrur të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Iranit për ta informuar "se ne nuk pranojmë shkeljen masive" të të drejtave të një qytetari gjerman.

"Ne i bëjmë thirrje Iranit që të revokojë dënimin me vdekje të Jamshid Sharmahd dhe t'i lejojë atij një proces të drejtë apelimi,"- tha ajo.

Në vitin 2020, Irani ka arrestuar Sharmahd nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në një sulm ndaj një xhamie më 2008 në Shiraz, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë./REL

gjermani

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2023, 12:56 I.A

Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë

Foto Ilustruese GJERMANI- Gjermania ka dëbuar dy punonjës të Ambasadës iraniane në Berlin. Ky vendim vjen pas dënimit me vdek...