Politike

Dëshmia e Elvis Matës, përgjigjet Meta: Mashtrues i përzënë nga LRI

Meta tha se Mata ishte një i dëbuar nga LRI në vitin 2005.

22 Shkurt 2023, 13:28 Nga f.g
Dëshmia e Elvis Matës, përgjigjet Meta: Mashtrues i
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët se a u pyet nga Prokurorët e SPAK në lidhje me dëshmitarit Elvis Mata, në dosjen CEZ-DIA. Mata është një nga dëshmitarët e kësaj çështeje, i cilësuar si personi kyç që zbuloi skemën e abuzimit në CEZ. Meta tha se Mata ishte një i dëbuar nga LRI në vitin 2005.

"Prokurori, apo personi i autorizuar që më pyeti, mund t’ju them se përgjigjen më të shkurtër e kam dhënë për këtë person, mashtrues, të përzënë nga LRI që në 2004-2005 (Matën). Kushdo që ka probleme me drejtësinë, mund të marr status. Është i autorizuar SPAK që ta përdorë përgjigjen time, gjithçka është mashtrim ordiner. Këtu janë mal dosjet dhe kallëzimet e bëra, edhe nga unë. Për mld euro që i kushtojnë qytetarëve shqiptarë dhe shumë të tjerëve dëme. Ju ftoj që të bëni pyetje.”, tha Meta./Dosja.al

ilir meta elvis mata

Sondazh

Poll