Politike

Ligji për ndërtimet, Tabaku: Të shihen të ardhurat e ndërtuesve, ndërtimi është penetruar nga interesat kriminalë

Gjatë fjalës së saj, Tabaku është shprehur se duhet patjetër që të ketë disa ndryshime në ligj, pasi subjektet që kanë në plan të ndërtojnë fillimisht të tregojnë vlerën e investuar nga ta dhe vlerën që mund ta marrin me kredi.

22 Shkurt 2023, 13:33 Nga I.A
Ligji për ndërtimet, Tabaku: Të shihen të ardhurat e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokratike Jorida Tabaku në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese ka shpalosur nismën e dytë për planifikimin dhe zhvillimin e territorit në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj, Tabaku është shprehur se duhet patjetër që të ketë disa ndryshime në ligj, pasi subjektet që kanë në plan të ndërtojnë fillimisht të tregojnë vlerën e investuar nga ta dhe vlerën që mund ta marrin me kredi.

"Ne kemi propozuar 3 ndryshime: burimet e financimit, 2 elementë kontrollus shtojmë këtu. Një burimi finacnimit në momentin kur aplikohet për leje ndërtimi. Subjekti duhet të sjell një raport të të detajuar të të ardhurave. Sa do mbulohet nga kompania, sa nga kleringu, sa nga kredia..etj. Elementi i dytë, pas përfundimit të ndërtimit të objektit kërkohet që të paraqitet një raport i detajuar që do jetë objekt i organieve tatimore. Për çdo gjë shtesë duhet të jetë objekt i ligjit antimafia. Ligji antimafia nuk është përdorur nga qeveria. Sektori ndërtimi është penetruar nga interesat kriminalë", tha Tabaku.

Ndërkohë që relatori i komisionit, Laert Duraj në fjalën e tij u shpreh se propozimet e bëra nga Tabaku nuk mund të realizoheshin brenda afateve të caktuara.

“Ligji sipas Tabakut të ketë efektë dhe për kërkeat e mëhershme. Edhe nëse do ishim dakortë me këtë vetim të ndërtimit, përsëri afatet do ishin shumë të diskutueshme. Koha e afatit do ishte e mjaftueshme që subjektet dhe personat e përfshirë do ishin të qartë se për cilin filtër do kalonin. Ka mjaftueshëm organe në Shqipëri të vlerësuar dhe hetuar pastrimin e parave se kur ndodh. Për zonat rurale vendosja e një ligji të tillë do ta komplikonte më shumë situatën”, tha Duraj.

jorida tabaku komisioni për veprimtaritë prodhuese tregtinë dhe mjedisin laert duraj

Sondazh

Poll