Politike

Tjetër protestë nga PD, Noka: Të enjten, në orën 10:00 rrethojmë sërish Kuvendin

Sipas Nokës, në orën 10:00, të gjithë demokratët do të rrethojnë Kuvendin. 

21 Shkurt 2023, 22:20 Nga F.M
Tjetër protestë nga PD, Noka: Të enjten, në orën 10:00
Sali Berisha

TIRANË- Protestat e Partisë Demokratike nuk ndalen! Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka bërë me dije se PD-ja do të zhvillojë një tjetër protestë ditën e enjte, më 24 shkurt. Sipas Nokës, në orën 10:00, të gjithë demokratët do të rrethojnë Kuvendin. 

"Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosi: Protestat do të vazhdojnë! Thirrje qytetarëve për protestën e radhës ditën e Enjte, para Parlamentit, ora 10:00! Liri pa fjalë të lirë nuk ka! Edi Rama nuk ka shans t'i mbyllë gojën opozitës,"- shkruan Noka. 

Edhe kjo seancë plenare do të mbahet në mungesë të Opozitës pasi të tjerë deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar. Tre seancat e fundit plenare janë zhvilluan me tensione pasi deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren e u kanë rënë bilbilave duke penguar vijimin e punimeve. E gjithë kjo ka ardhur pasi kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur në Kuvend për të zhvilluar debat me Partinë Demokratike për takimet që ka zhvilluar me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Debati u vendos të mbahet më 2 mars. 

sali berisha

Sondazh

Poll