Politike

CEZ-DIA/ Ilir Meta që prej orës 10:00 në SPAK: E kam thirrur disa herë të hetojë korrupsionin! (FOTOT)

Ende nuk dihen arsyet por Meta ka hyrë brenda SPAK që prej orës 10:00.

22 Shkurt 2023, 10:10 Nga f.g
CEZ-DIA/ Ilir Meta që prej orës 10:00 në SPAK: E kam thirrur disa
Ilir Meta ne hyrje te SPAK

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Meta ka hyrë brenda SPAK që prej orës 10:00 ku po jep deklarimet e tij në lidhjen me ccështjen CEZ-DIA.

"E kam thirrur disa herë SPAK për të hetuar korrupsionin. Do jem këtu me ju për çdo gjë"-tha Meta për gazetarët në hyrje të godinës së Prokurorisë.

Ish-presidenti shoqërohej nga Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor që prej kohës kur ishte në presidencë.

 

Por përse u kërkua sot Meta në SPAK? Zyrtarisht, pritet që në orët në vijim të ketë një komunikim për mediat, por "Dosja" mësoi se kryetari i PL po jep deklarimet e tij në lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK në prill të vitit 2022. Kjo dosje është rihapur nga prokurorët Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët deri më tani kanë marrë në pyetje edhe një nga personazhet kryesore të kësaj ccështjeje, Kastriot Ismail, i cili ndodhej aktualisht në burg. Çështja u hap me kallëzimin e bërë nga Partia Socialiste./Dosja.al

ilir meta ne spak

Sondazh

Poll