Politike

Tabaku: Duhet të pezullojmë ligjin e investimeve strategjike, kanë përfituar oligarkë rus

Jorida Tabaku u shpreh se ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuar për mirë në ekonominë dhe vendin tonë.

22 Shkurt 2023, 10:26 Nga k.m.
Tabaku: Duhet të pezullojmë ligjin e investimeve strategjike,
Jorida Tabaku

TIRANË- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin po zhvillon ditën e sotme mbledhjen ku diskutohet propozimi i deputetes demokratike, Jorida Tabaku për shfuqizimin e projektligjit të Investitorëve Strategjikë’. Gjatë prezantimit të projektligjit të propozuar nga deputetja Jorida Tabaku në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, deputetja e PD-së, Tabaku u shpreh se ligji i Investimeve Strategjike nuk ka kontribuar për mirë në ekonominë dhe vendin tonë. Deputetja tha se vendimet për dhënien e statusit të investitorit strategjik kanë qenë abuzive në të shumtën e rasteve duke avantazhuar vetëm një grup të vogël kompanish.

“Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme,”- u shpreh deputetja Tabaku që sqaroi edhe më tej se ky projektligj kërkon të shohë edhe vullnetin politik të kësaj maxhorance.

Ndër të tjera ajo tha se shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë duhet të nisë nga 1 janari i këtij viti.

“Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”

Tabaku ka prezantuar në kuvendin e Shqipërisë në 8 dhjetor 2022 (ditën e luftë kundër korrupsionit) një paketë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore për të luftuar korrupsionin. Propozimet janë duke u diskutuar në komisionet parlamentare.

jorida tabaku

Sondazh

Poll