Politike

Floriri i mbretit Zog, historiani Kasmi: Nuk kanë bazë, do duheshin kamionë për ta transportuar

Ai shtoi se do duheshin shumë kamionë që do të bënin transportin e arit.

21 Shkurt 2023, 22:07 Nga F.M
Floriri i mbretit Zog, historiani Kasmi: Nuk kanë bazë, do duheshin
Marenglen Kasmi 

TIRANË- Historiani dhe pedagogu Marenglen Kasmi foli për dokumentet e publikuara për floririn që mori Mbreti Zog. I ftuar në emisionin Open”, Kasmit tha se institucioni ka përgjegjësi kur nxjerr dokumenta dhe duhet ti shoqërojë me një analizë, teksa shtoi se në sytë e një historiani këto dokumenta nuk kanë bazë. Ai shtoi se do duheshin shumë kamionë që do të bënin transportin e arit.

“Përgëzoj Arkivin për publikimin. Institucioni ka përgjegjësi kur nxjerr dokumente dhe ti shoqërojë me një analizë. Pse e them këtë? Dokumenti duhet analizuar në dy plane. Duhet bërë një kritikë, në formë dhe në përmbajtje. Në formë e shohim se kush e shkruan, ku bazohen. Në sytë e mi ky dokument nuk i përmban. Është i shkruar me dorë, nuk ka një vulë. Mund të jetë nënshkruar nga një person, Gjergj Luca. Çfarë informacionesh ka pasur? Duhet të ketë një dokument referimi. Në përmbajtje, gjëja interesante vjen në fund. Ky preson kërkon një favor por e nis me një raport që është interesante. 250 mijë napolona është e pamundur që këto para të kenë qenë pjesë e kësaj eskorte. Këtu kalojmë në dokumente që janë sionisteve. Duhet të shohim dhe dokumente te tjera, pasi ne sot kemi vetëm 2-3 të tilla. Napolonat janë ndarë në dy pjesë, një pjesë e Zogut. Sot  nuk dimë sasinë  arit që Mbreti kishte në pallat. Dëshmitë janë në 13 strajca, ose rreth 11 valixhe. Nëse i krahasojmë, nëse do ishin 11 arka, i bie që të ishin të paktën 100 arka. Nuk e di sa kamionë do duhej për transport. Mund të duket interesante për të ngacmuar dikë, por në sytë e historianët nuk ka bazë,"- tha Kasmi.

Si qëndron puna me këto dokumente?

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 dhe sipas tyre, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani. Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka.

Princ Leka ka reaguar dhe është shprehur se fakti që dokumenti ruhet në Arkivin e Shtetit, nuk i jep atij asnjë vlere të shtuar dokumentare, për aq kohë sa nuk mbeshtetet në pohime dokumentare të tjera, të verifikueshme dhe të kryqëzuara. Sipas tij, vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.

marenglen kasmi floriri i mbretit zog

Sondazh

Poll