Aktualitet

GREQI/ Makinat e 7 shqiptarëve u morën me qira, shkuan në lokal si 2 grupe të ndryshme për t'u sqaruar, debati përfundoi me vrasje

Shtatë personat e shpallur në kërkim, shkuan në lokal si dy grupe për të diskutuar dhe në një moment ka pasur një mosmarrëveshje të rëndë që ka çuar në shkëmbimin e të shtëna. 

22 Shkurt 2023, 13:01 Nga A.B
GREQI/ Makinat e 7 shqiptarëve u morën me qira, shkuan në lokal
Makina

GREQI- Shqiptarët e përfshirë në vrasjen e 37-vjeçarit Pëllumb Islami, në Athinë, kishin marrë mjetet e tyre luksoze me qira. Kështu raportojnë mediat greke, të cilat specifikojnë se dy mjetet që u lanë pas nga autorët, janë marrë me qira në një zyrë e cila ndodhet në qendër të Athinës.  

Autorët shqiptarë nisën të qëllonin me armë zjarri pas një sherri banal që nisi mes tyre brenda lokalit. Plumbat kapën Islamin, i cili ndodhej në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Pas vrasjes së shqiptarit, Policia zbuloi jashtë kafenesë një mjet tip 'Jeep' i përdorur nga shqiptarët, ndërsa pranë vendit të ngjarjes u pa një makinë tjetër luksoze, e llojit 'Benz'. Efektivët e policisë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje që në momentin e parë, kryen kontrollin e plotë të makinave, për të identifikuar autorët. 

Policia ka mundur të kontaktojë biznesin nga ku u morën makinat, për të zbuluar emrat e shqiptarëve.

Në vendngjarje janë grumbulluar nëntë gëzhoja nëntë milimetrash. Ndërsa në muret e dyqanit janë gjetur predha të cilat janë dërguar në Departamentin e Hetimit Kriminal, ku aktualisht po kryhen testet balistike për të përcaktuar se sa armë janë përdorur.

Oficerët e Sigurimit të Atikës, nga eksplorimi i zonës, dyshojnë se shtatë personat e shpallur në kërkim kanë shkuar në lokal si dy grupe për të diskutuar dhe në një moment ka pasur një mosmarrëveshje të rëndë që ka çuar në shkëmbimin e të shtëna. 

vritet shqiptari ne greqi vritet pellumb islami pellumb islami

Sondazh

Poll