Aktualitet

Meta del pas disa orësh në SPAK, flet për mediat: U pyeta për CEZ-DIA, aktivizohet gjithmonë si çështje sa herë që rilindja është në krizë

Ilir Meta pranoi se ishte pyetur për çështjen "CEZ-DIA", ndërsa u shpreh se i dha përgjigjet për të gjitha pyetjet që i ishin bërë.

22 Shkurt 2023, 13:17 Nga k.m.
Meta del pas disa orësh në SPAK, flet për mediat: U pyeta
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për marrjen e tij në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij para mediave të pranishme jashtë godinës së SPAK, Ilir Meta pranoi se ishte pyetur për çështjen "CEZ-DIA", ndërsa u shpreh se i dha përgjigjet për të gjitha pyetjet që i ishin bërë. Por gjithashtu shtoi se kjo dosje rikthehet sa herë 'rilinda' është në krizë, ndërsa çështjet e depozituara nga vetë ai si president, ende nuk janë marrë parasysh.

"Atëherë po e nëse keni pritur këtu disa orë nuk është përgjegjësia ime. Më ka ardhur një ftesë për të ardhur në SPAK prej disa ditësh për një çështje të nisur që në vitin 2019, me çfarë kuptova, unë iu kam thënë edhe unë se kam pasur pritshmëri që SPAK do ishte institucion lider. Sa herë që të ftohesha do të vija me shumë kënaqësi për t'i ndihmuar. Ashtu sikurse e dini që janë dhjetra kallëzime të mia për çështje të veçanta për ligje me porosi, apo për denoncimin ndaj Kuvendit që falsifikoi firmën për shkarkimin e Kuvendit. Mesa kuptova kishte të bënte lidhur me çështjen CEZ-DIA. Aktivizohet gjithmonë si çështje sa herë që rilindja është në krizë. Jam përgjigjur me qetësi dhe durim për t'i ndihmuar për rrethana apo persona të caktuara,"-tha Meta ndër të tjera. 

ilir meta ilir meta ne spak dosja cez

Sondazh

Poll