Aktualitet

Pedagogët dalin në protestë: Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të bojkotojmë mësimin

Po ashtu ajo ka theksuar se qeveria ka plotësuar pjesërisht një nga kërkesat e peticionit. 

22 Shkurt 2023, 12:17 Nga I.A
Pedagogët dalin në protestë: Nuk na mbetet gjë tjetër
Pedagogia

TIRANË- Pedagogët kanë dalë në protestë ditën e sotme para Universitetit Politeknik të Tiranës, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Duke folur nga podiumi, një pedagoge ka theksuar se atyre nuk u mbetet një tjetër veçse që të bojkotojnë mësimin. Po ashtu ajo ka theksuar se qeveria ka plotësuar pjesërisht një nga kërkesat e peticionit. 

"Qeveria plotësoi pjesërisht vetëm një nga kërkesat e peticionit, që ishte rritja me 7% të pagës. Ndërsa pjesa tjetër u la në dorë të Universiteteve. Ajo pjesë duhet të shkojë në shërbime të studentëve. Stafi tjetër nuk e merr dot shtesën prej 8%, pasi nuk paracaktohet. Me të drejtë Sindikata kërkon një ligj të veçantë për këtë. Rritja e pagës për vjetërsnë në punë nuk është zgjidhur ende. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vjeshtën e bojkotimit, ta bëjnë pranverën e bojkotimit," tha një pedagoge.

protesta e pedagogeve 22 shkurt 2023

Sondazh

Poll