Aktualitet

Pedagogët në protestë: Duam të arrijmë pagën e kolegëve tanë në Kosovë

Po ashtu ata kanë theksuar se pa një vlerësim financiar të mirë nuk ka as staf të mirë akademik.

22 Shkurt 2023, 12:22 Nga I.A
Pedagogët në protestë: Duam të arrijmë pagën e
Pedagogu

TIRANË- Një tjetër pedagog nga Artet ka deklaruar se synimi i tyre në protestë është që të arrijnë pagën e kolegëve të tyre në Kosovë. Po ashtu ata kanë theksuar se pa një vlerësim financiar të mirë nuk ka as staf të mirë akademik. Gjithashtu pedagogët kanë krahasuar pagat e pedagogëve në vend me të Kosovës.  

"Më vjen mirë që ka një prezencë të dominuar të universitetit të arteve. Kolegët tanë janë dita ditës më të sensibilizuar për platformën e re të arsimit që janë çështjet madhore që universitetet duhet të rishikojnë. Pa vlerësim financiar të mirë nuk ka as staf akademik të mirë. Qeveria dështoi. Shtesa e rrogës është e pa konsiderueshme. Ne i qëndrojmë kërkesën që pagat të mos jenë më pak se mesatarja rajonale ose të paktën sa niveli i pagave në Kosovë. Rroga e profesorit në Kosovë 1200 euro. Profesori në Kosovë merr 3052 euro nga orët shtesë. Në një element tjetër është dhe ligji i arsimit të lartë. Ligji aktual ka instaluar autokracinë universitare. Ligji ka krijuar centralizim të skajshëm. Në universitete është shvlerësuar këshillat shkencorë. Askush nuk shqetësohet për këtë fakt. Një çështje tjetër madhore është dhe analiza financiare në Universitete. Për këtë fajtore në radh të parë është Ministria e Arsimit," tha një pedagog.  

protesta e pedagogeve 22 shkurt 2023

Sondazh

Poll