Aktualitet

Zjarr në apartamentin pas Presidencës, Policia: Flakët nisën në katin e 6-të të pallatit, dyshohet aksidental

Dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, ndërsa policia nuk specifikon nëse ka persona të lënduar. 

22 Shkurt 2023, 12:49 Nga A.B
Zjarr në apartamentin pas Presidencës, Policia: Flakët nisën
Pallati

TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas zjarrit që përfshiu ditën e sotme apartamentin në katin e 6-të në kryeqytet. Forcat blu bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në orën 12:00, në katin e 6-të ta pallatit që ndodhet në rrugën 'Avdyl Frashëri'. Dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, ndërsa policia nuk specifikon nëse ka persona të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:00, ka rënë zjarr në katin e 6-të të një pallati, në rrugën “Abdyl Frashëri”. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pallati në fjalë ndodhet mbrapa Presidencës ndërsa edhe pse kanë kaluar mbi 25 minuta që nga rënia e flakëve, asnjë shërbim emergjence nuk ka mbërritur në vendngjarje.

zjarri te presidenca

Sondazh

Poll