Aktualitet

Protesta e pedagogëve, Lubonja: Ky vend është shkatërruar, kemi një kryeministër që nuk beson te shqiptarët

Po ashtu Lubonja ka ironizuar kryeministrin Rama, në kohën që dëshironte të sillte punonjës nga Bangladeshi në Shqipëri.

22 Shkurt 2023, 12:58 Nga I.A
Protesta e pedagogëve, Lubonja: Ky vend është
Fatos Lubonja

TIRANË- Publicisti Fatos Lubonja ka marrë pjesë në protestën e pedagogëve ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Lubonja u shpreh se ne si vend nuk besojmë te njëri-tjetri dhe se sipas studimeve vendi ynë është në fund. Po ashtu Lubonja ka ironizuar kryeministrin Rama, në kohën që dëshironte të sillte punonjës nga Bangladeshi në Shqipëri.

"Për një kohë të gjatë jemi përpjekur për ta ndyshuar për mirë Shqipërine dhe kemi arritur në fund fare. Është një qendër studimesh mbi nje temë që i është drejtuar vendeve europiane. Sa duhet të besojmë te të tjerët dhe pergjigja ishte tronditëse për listën shqiptare. E fundit ishte Shqipëria me 2.8% që besonin te të tjerët. Ke një kryeminisitër i cili kur i thonë se nuk kemi punëtorë, i është përgjigjur, unë të këshilloj të marrësh bangaldeshas, madje sapo të filloj të mësojnë shqip dhe të belbëzojnë liri demokraci, hiqini dhe merrni të tjerë. Kjo është gjendja. Ka të bëjë me shkatërrimin e shkatërrimeve që i ka ndodhur këtij vendi. Është rrethuar me keto kulla absurde të pastrimit të parave të pista. Shkatërrimi kryesor është i atij njeriu që nuk beson te njeriu shqiptar. Restarti duhet të filloj nga njeriu. Të ndërtojmë një njeri që nuk mendon vetëm për vete. Mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme që jeni mbledhur ju ktu, s’ka të bëjë thjeshtë me shtim rrogash, por me riformulimin e Arsimit të Lartë. Si ka mundësi të bësh shkolla pa mësues fizike, biologjie, kimie,” tha Lubonja.

fatos lubonja protesta e pedagogeve 22 shkurt 2023

Sondazh

Poll