21 Shkurt 2023, 18:37
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ambasadorja Yuri Kim dhe Dorian Duçka, i cili del si Personi B në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, ndiqeshin në rrjetet sociale. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se Kim e mbështeste Duçkën. Ai kërkoi dhe llogari për pëlqimet që i bënin njëri-tjetrit në Instagram.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Çfarë e shtynte zonjën Yuri Kim ti bënte simpati në Instagram Dorian Duçkës, a mund të na thotë pak zonja. Po, po. Në vend se të njoftonte vendin e vet, se këta mafiozë po shkelmojnë çdo gjë, Duçka u nxirrte ndjekësen VIP. Pra Edi Rama nuk shpëton dhe nuk do të shpëtojë. Shqiptarëve u janë vendosur gjoba shumëmilionëshe. Ai mori peng një njeri, apo dy njerëz, por nuk mori peng asnjërin prej jush, asnjërin prej qindra e mijërave anëtarë, simpatizantë të PD-së. Ndaj dhe ne do të ecim të vendosur në këtë revolucion për të përmbysur këtë regjim. Në këtë kontekst, 3 marsi është një ditë e jashtëzakonshme, një ditë në të cilën demokratët e demokratet, qytetarët e Tiranës para së gjithash dhe qytetarët e mbarë Shqipërisë do të shprehin revoltën, do të shprehin shpirtin e protestës. Ndaj kujt? Ndaj Edi Ramës, ndaj këtij armiku të egër të pluralizmit, të shtetit ligjor, të qenies shqiptare. Rëndësi të jashtëzakonshme ka, që nga dita e nesërme të shpërndajë në çdo bllok, në çdo lagje, në çdo degë, në çdo seksion, për një protestë të paparë ndonjëherë. Protesta do të bëhen dhe vazhdojnë para parlamentit. Protestat do të mbahen kudo, por asgjë nuk do të na pengojë ne për tu krijuar mbështetjen më të madhe, më të paprecedentë ndonjëherë, kandidatëve tanë. Kjo nuk mund të ketë asnjë ekuivok. Besimi është shumë i madh tek ju. Besimi im është shumë i madh tek anëtarët, simpatizantë dhe mbështetësit tanë. Ju siguroj se fuqia e gjithsecilit prej jush, sot është më e madhe se kurrë në ekzistencën tuaj. Sot formimi juaj politik, vizioni juaj politik është më i kthjellët si asnjëherë më parë. Ndaj ta vazhdojmë këtë betejë, të sigurtë në fitoren tonë, fitoren e merituar, fitoren e shqiptarëve. Faleminderit shumë!
sali berisha yuri kim dorian ducka
Politike
21 Shkurt 2023, 18:36
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Në fja...
Politike
21 Shkurt 2023, 18:06
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe qeveria aktuale do të rrëzohet vet&eum...
Politike
21 Shkurt 2023, 17:48
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fjalën e t...
Politike
21 Shkurt 2023, 17:25
F.M
Gledian Llatja
ELBASAN- Një tjetër tender problematik firmoset nga kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja. Mësohet se më 14 shkurt, ...
Politike
21 Shkurt 2023, 16:46
k.m.
Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar projektligjin “Për garantim...
Politike
21 Shkurt 2023, 15:10
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisw Demokratike Ina Zhupa i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të mos vonojë pranimin e shq...
Politike
21 Shkurt 2023, 13:57
k.m.
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se ende nuk ka marrë asnjë përgjigjie nga SPAK ...
Politike
21 Shkurt 2023, 13:24
A.B
Edi Rama
JAPONI-Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar fotografi nga Tokio, ku shfaqet duke parë pemët.
"FOTO E DITËS".
Gjat&eum...
Politike
21 Shkurt 2023, 12:51
A.B
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi foli ditën e sotme për aksesin e shkollave në Sistemin e Menaxhimit t&eum...
Politike
21 Shkurt 2023, 13:02
k.m.
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka lejuar kontrabandën e naftës ruse në portet shqiptare ...