Bota

Turqia përgatit qytetarët për cunami: Qëndroni larg vijës bregdetare

Pas tërmeteve, agjencia turke e fatkeqësive (AFAD) paralajmëroi për rrezikun e rritjes së nivelit të detit. 

21 Shkurt 2023, 18:33 Nga I.A
Turqia përgatit qytetarët për cunami: Qëndroni larg
Foto Ilustruese

TURQI- Dy tërmete radhazi me magnitudë 6.4 dhe 5.8 kanë goditur Hatay, Turqi. Pas tërmeteve, agjencia turke e fatkeqësive (AFAD) paralajmëroi për rrezikun e rritjes së nivelit të detit. 

Në deklaratën paralajmëruese nga AFAD thuhet: Pas tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 në Hatay, ekipet tona përkatëse janë në gatishmëri dhe u përgjigjen me shpejtësi njoftimeve të ardhura. Është e rëndësishme që qytetarët tanë të qëndrojnë larg vijës bregdetare si masë paraprake ndaj rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm.

Një paralajmërim i tillë për cunami ka ardhur edhe nga Guvernatori i Mersinit. Zyra e Guvernatorit të Mersinit tha në një deklaratë në rrjetet sociale: Qytetarët tanë janë të lutur të qëndrojnë larg bregut të detit.

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së 20 shkurtit u shënua në Hatay në kufi me Sirinë, dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt. Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km, nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Me mijëra ndërtesa të tronditura nga tërmetet e dy javëve më parë, zonat e goditura nga tërmeti janë një kurth i mundshëm vdekjeje edhe për ata që i shpëtuan tërmetit 2 javë më parë.

termeti ne turqi afad

Sondazh

Poll