Bota

Arrestohet një serb në veri, u kap duke futur në Kosovë 6.300 fishekë nga Serbia

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i arrestuari është dërguar në paraburgim për 48 orë.

21 Shkurt 2023, 18:02 Nga I.A
Arrestohet një serb në veri, u kap duke futur në Kosovë
Fisheket

KOSOVË- Policia kufitare e Kosovës gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, që drejtohej nga një serb, në një fshat të Leposaviçit ka gjetur dhe ka sekuestruar 6,300 fishekë, që po futeshin në Kosovë. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i arrestuari është dërguar në paraburgim për 48 orë.

“Sot, më 21.02.2023, rreth orës 13:30, në fsh. Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli, Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë të cilën e drejtonte një mashkull serb. Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim.

policia e kosoves

Sondazh

Poll