Bota

Java e modës në Londër, stilisti turk Bora Aksu: Ja kam kushtuar të plagosurve nga tërmeti

I frymëzuar nga filmi vizatimor “Wednesday Addams” dhe piktori norvegjez Edvard Munch, stilisti ia dedikoi ditën e tij, viktimave të tërmetit që tronditi vendin e saj të lindjes, Turqinë, mëngjesin e 6 shkurtit.

21 Shkurt 2023, 17:17 Nga I.A
Java e modës në Londër, stilisti turk Bora Aksu: Ja kam kushtuar
Veshjet

ANGLI- Ishte radha e stilistit me origjinë turke, Bora Aksu, që të prezantonte koleksionin e saj të ri vjeshtë/dimër 2023, në Javën e Modës në Londër. I frymëzuar nga filmi vizatimor “Wednesday Addams” dhe piktori norvegjez Edvard Munch, stilisti ia dedikoi ditën e tij, viktimave të tërmetit që tronditi vendin e saj të lindjes, Turqinë, mëngjesin e 6 shkurtit.

Dhe sfilata në fakt ishte e qetë, pa të qeshura, me duartrokitje vetëm në fund të saj. Modelet ishin veshur kryesisht në të zezë dhe të bardhë dhe në asnjë krijim, nuk mungonte dantella e tyli i dendur, në fustane e funde. 

"Fatmirësisht e gjithë familja dhe miqtë e mi jetojnë në perëndim të Turqisë, afër Stambollit, por unë njoh shumë njerëz që ende janë duke kërkuar për miqtë dhe të dashurit e tyre. Nuk duket gjithmonë sikur moda ka kuptim kur ka një situatë të tillë dhe mendoj se humori më i errët padyshim që ka hyrë në veshje," tha ai.

bora aksu termet ne turqi

Sondazh

Poll