Bota

Edhe 30 ditë të tjera pas hekurave të burgut/ Andrew Tate dhe i vëllai nuk lirohen nga Gjykata rumune: Është shumë i rrezikshëm

Ata janë arrestuar së bashku me Luana Radu dhe Georgiana Naghel, 28 vjeç - një modele që besohet të ketë lidhje me Tate për gati një vit. 

21 Shkurt 2023, 17:24 Nga k.m.
Edhe 30 ditë të tjera pas hekurave të burgut/ Andrew Tate dhe i
Andrew Tate

RUMANI- Andrew Tate do të kalojë edhe 30 ditë të tjera pas hekurave pasi Gjykata rumune vendosi se ai është shumë i rrezikshëm për t'u liruar duke e lënë ende në burg. Ish-kikboksieri britaniko-amerikan, Tate, 36 vjeç, ka deklaruar se është i pafajshëm që kur u arrestua me vëllain e tij Tristan, 34 vjeç, mbi akuzat për përdhunim, trafikim njerëzor dhe krijimin e një grupi të krimit të organizuar.

Ata janë arrestuar së bashku me Luana Radu dhe Georgiana Naghel, 28 vjeç - një modele që besohet të ketë lidhje me Tate për gati një vit. 

Vëllezërit Tate kanë kërkuar vazhdimisht që të qëndrojnë jashtë burgut ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar, por, deri më tani, gjykatat rumune kanë vendosur që t'i mbanin në paraburgim. Avokatët e vëllezërve më herët thanë se prisnin që ata të liroheshin. Gjatë seancës, Tate i tha gjykatës rumune se "po mbahet në paraburgim me të sëmurë mendërisht".

Prokurorët mund të kërkojnë nga gjykatat zgjatjen e paraburgimit të të dyshuarve deri në 180 ditë. Muajin e kaluar, Gjykata e Apelit në Bukuresht dëgjoi mbrojtjen e Andrew Tate kundër akuzave se ai përdhunoi një grua që qëndronte me të në vendin e Evropës Lindore midis nëntorit 2021 dhe prillit 2022. Gazeta rumune e lajmeve Gandul raportoi se gruaja kërkoi të transferohej në Rumani me të dhe ngriti një akuzë për përdhunim gati 6 muaj më vonë, kur ai refuzoi t'i jepte para për të blerë një shtëpi dhe për t'u bërë një yll i TikTok./DailyMail

andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll