Bota

Biden vlerëson Poloninë për pritjen e ngrohtë të refugjatëve ukrainas: Ju u ofruat atyre siguri

Ai tregoi vizitën e tij në Poloni vitin e kaluar për të takuar refugjatët, duke thënë se nuk do ta harrojë kurrë.

21 Shkurt 2023, 18:25 Nga I.A
Biden vlerëson Poloninë për pritjen e ngrohtë të
Joe Biden

POLONI- Presidenti i SHBA Joe Biden qëndroi në solidaritet me miliona ukrainas që u larguan nga vendi në fillim të pushtimit të Rusisë dhe lavdëroi përpjekjet e Polonisë dhe popullit polak për pritjen e tyre.

"Ne qëndrojmë me miliona refugjatë të kësaj lufte që gjetën një mirëseardhje në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, veçanërisht këtu në Poloni. Bizneset polake, shoqëria civile, liderët kulturorë, përfshirë zonjën e parë të Polonisë, e cila është këtu sonte, kanë udhëhequr me zemër dhe vendosmëri, duke treguar gjithçka që është e mirë për shpirtin njerëzor” tha ai.

Ai tregoi vizitën e tij në Poloni vitin e kaluar për të takuar refugjatët, duke thënë se nuk do ta harrojë kurrë.

"Duke parë fytyrat e tyre, të rraskapitur dhe të frikësuar, duke i mbajtur fëmijët e tyre aq afër, duke u shqetësuar se mund të mos i shohin më baballarët, burrat, vëllezërit ose motrat e tyre. Në atë moment më të errët të jetës së tyre, ju populli i Polonisë u ofruat atyre siguri dhe dritë. Ju i përqafoi, ti i përqafove fjalë për fjalë," tha ai.

joe biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll