Bota

SHBA: Të gatshëm të takohemi me Rusinë për të diskutuar për traktatin e armëve bërthamore

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha CNN më herët se vendimi i Rusisë është thellësisht për të ardhur keq dhe totalisht i papërgjegjshëm.

21 Shkurt 2023, 16:31 Nga I.A
SHBA: Të gatshëm të takohemi me Rusinë për të
Foto Ilustruese

SHBA- Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se SHBA-të mbeten të gatshme për tu takuar me Rusinë në Neë START, pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vendi i tij po pezullonte pjesëmarrjen e tij në traktatin e armëve bërthamore.

“Ne mbetemi të gatshëm të takohemi me Rusinë për të diskutuar çështjet e Traktatit dhe të stabilitetit bërthamor, siç ilustron takimi ynë i fundit i P5 për reduktimin e rrezikut. Siç e kemi thënë më parë, pavarësisht se çfarë po ndodh tjetër në botë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndjekin masa kritike të kontrollit të armëve,” sipas një deklarate nga një zëdhënës i NSC.  

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha CNN më herët se vendimi i Rusisë është thellësisht për të ardhur keq dhe totalisht i papërgjegjshëm.

"Ne mbetemi të gatshëm të flasim për kufizimet e armëve strategjike në çdo kohë me Rusinë, pavarësisht nga çdo gjë tjetër që ndodh, në botë apo në marrëdhëniet tona. Mendoj se ka rëndësi që ne të vazhdojmë të veprojmë me përgjegjësi në këtë fushë," shtoi ai.

Fjalimi erdhi në një moment shumë simbolik, pothuajse një vit pasi Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës dhe një ditë pas vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Kiev. Putin informoi elitën politike dhe ushtarake ruse për gjendjen e operacionit special ushtarak në Ukrainë. Ai gjithashtu theksoi se do të merrte masa ndaj vendeve të Perëndimit të cilat kanë shprehur hapur mbështetjen e tyyre ndaj Ukrainës që në nisje të agresionit rus. Lideri rus theksoi gjithashtu se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, kanë përhshkallëzuar situatën e luftës.

lufta ukraine-rusi antony blinken new start vladimir putin

Sondazh

Poll