Bota

'Është gjithmonë ndryshe kur i sheh gjërat nga afër'/ Meloni mbërrin në Kiev: Dua të se çfarë i duhet popullit ukrainas

Vizita e saj vjen vetëm disa ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus. 

21 Shkurt 2023, 11:41 Nga a.l
'Është gjithmonë ndryshe kur i sheh gjërat nga
Giorgia Meloni

UKRAINË- Kryeministrja Giorgia Meloni ka mbërritur në kryeqytetin ukrainas në Kiev. Siç raportojnë mediat italiane, pak minuta pas mbërritjes në Kiev, kryeministrja ka përsëritur mbështetjen e qeverisë së saj për Ukrainën pas agresionit rus dhe për të parë se me çfarë mund të ndihmojë popullin ukrainas. 

"Jam e nderuar. Mendoj se është detyra ime të jem këtu për të përsëritur qëndrimin e qeverisë italiane dhe ndoshta edhe për të kuptuar personalisht se çfarë i nevojitet një populli që lufton për lirinë e tij. Është gjithmonë ndryshe kur i sheh gjërat me sytë e tu. Jam kurioze dhe e vendosur të kuptoj se çfarë i nevojitet këtij populli", tha Meloni ndërsa zbriste nga treni me të cilin mbërriti në Kiev.

Vizita e saj vjen vetëm disa ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus. Ajo do të shkojë në Bucha dhe Irpin, dy qytete me rëndësi të madhe simbolike për rezistencën ukrainase ku u vranë qindra civilë dhe pasdite do të ketë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Meloni, e cila u betua si kryeministrja e parë grua e Italisë tetorin e kaluar, ka vazhduar politikën e paraardhësit të saj, ish-kryeministrit Mario Draghi, për të mbështetur me vendosmëri Kievin dhe për të dërguar ndihmë ushtarake. Ajo pritet t'i theksojë Zelenskit se mbështetja e Italisë për Kievin do të jetë e palëkundur për sa kohë që ajo të jetë në krye. Vizita e saj vjen pas zemërimit për komentet kritike ndaj Zelenskyy nga ish-kryeministri dhe udhëheqësi i Forza Italia Silvio Berlusconi, një nga partnerët e saj të aleancës.

giorgia meloni

Sondazh

Poll