Bota

'Jetët e ushtarëve rusë janë shkatërruar'/ Kritiku i Putin: Humbja e Rusisë ndaj Ukrainës e pashmangshme

Navalny theksoi se dhjetëra mijëra ukrainas të pafajshëm ishin vrarë sepse presidenti Vladimir Putin, donte të kapej në pushtet me çdo kusht. Ai tha se Rusia duhet të respektojë kufijtë e Ukrainës të vitit 1991 që përfshinin Krimenë.

21 Shkurt 2023, 10:54 Nga a.l
'Jetët e ushtarëve rusë janë shkatërruar'/
Aleksei Navalny

RUSI- Politikani i opozitës i burgosur rus, Aleksei Navalny tha se disfata ushtarake e Moskës në Ukrainë është e pashmangshme, edhe nëse Kremlini dërgon më shumë trupa në vendin properëndimor. 46-vjeçari po vuan një dënim me nëntë vjet për akuzat e përvetësimit që mbështetësit e tij e shohin si dënim për të sfiduar Kremlinin. Siç raportojnë mediat e huaja, në një deklaratë të lëshuar përpara përvjetorit të parë të ofensivës së Rusisë në Ukrainë, Navalny tha se Ukraina duhet të lejohet të përcaktojë vetë fatin e saj dhe se Rusia duhet të respektojë kufijtë e saj të vitit 1991.

"Jetët e dhjetëra mijëra ushtarëve rusë janë shkatërruar pa kuptim. Disfata përfundimtare ushtarake mund të vonohet me koston e jetës së qindra mijëra rezervistëve shtesë, por në përgjithësi është e pashmangshme." tha Navalny. 

Navalny theksoi se dhjetëra mijëra ukrainas të pafajshëm ishin vrarë sepse presidenti Vladimir Putin, donte të kapej në pushtet me çdo kusht. Ai tha se Rusia duhet të respektojë kufijtë e Ukrainës të vitit 1991 që përfshinin Krimenë.

aleksei navalny

Sondazh

Poll