Bota

Tërmeti i ri në Turqi/ Shkon në 11 numri i viktimave, mbi 600 të plagosur

Qindra persona janë nxjerrë të plagosur nga rrënojat, ndërsa emergjencat civile kanë vijuar me kërkimet. 

21 Shkurt 2023, 11:35 Nga a.l
Tërmeti i ri në Turqi/ Shkon në 11 numri i viktimave, mbi 600
Tërmeti në Turqi

TURQI- Nurmi i viktimave nga tërmeti i pasdites së djeshme në Turqi, me magnitudë 6.4 është rritur sërish. Nga 8 numri i viktimae ka shkuar në 11. Mediat turke raportojnë se qindra persona janë nxjerrë të plagosur nga rrënojat, ndërsa emergjencat civile kanë vijuar me kërkimet. 

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së 20 shkurtit u shënua në Hatay në kufi me Sirinë, dy javë pas tërmeteve më të forta prej 7.8 dhe 7.7 ballë të shkallës Rihter më 6 shkurt. Përveç Turqisë dhe Sirisë, pasgoditjet e reja të fuqishme u ndjenë edhe në Liban, Izrael, Qipro, madje edhe në Egjipt. Thellësia ishte 10 km, nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Me mijëra ndërtesa të tronditura nga tërmetet e dy javëve më parë, zonat e goditura nga tërmeti janë një kurth i mundshëm vdekjeje edhe për ata që i shpëtuan tërmetit 2 javë më parë.

termet ne turqi

Sondazh

Poll