Bota

Sanksionet e Perëndimit/ Putin: Do vuajnë pasojat! Qasja e tyre humaniste po sjell vuajtje te qytetarët rusë

Putin po flet për shifrat e reduktuara të GDP-së së Rusisë, por pretendon se në vend që ekonomia ruse të shembet, ajo është ristrukturuar dhe Rusia ende bën biznes me shumë zona të botës.

21 Shkurt 2023, 11:01 Nga a.l
Sanksionet e Perëndimit/ Putin: Do vuajnë pasojat! Qasja e tyre
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj Perëndimit pas sanskioneve të vendosura në Rusi si kundërpërgjigje për agresionin e nisur në Ukrainë, ndaj të cilës vendet Perëndimore kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre. Në fjalimin e tij në Asamblenë Federale Putin tha se perëndimi ka filluar jo vetëm një agresion ushtarak por edhe ekonomik kundër Rusisë dhe se sipas tij ata nuk kanë arritur sukses në asnjërën nga këto fusha. 

Iniciatorët e sanksioneve po ndëshkojnë veten e tyre. Ata provokuan një rritje të çmimeve në vendet e tyre, mbylljen e fabrikave, kolapsin e sektorit të energjisë dhe po u thonë qytetarëve të tyre se fajin e kanë rusët. Të gjitha sanksionet janë vetëm një mjet, por objektivi është të detyrojmë qytetarët tanë të vuajnë - kjo është qasja e tyre humaniste,, tha ai. 

Putin po flet për shifrat e reduktuara të GDP-së së Rusisë, por pretendon se në vend që ekonomia ruse të shembet, ajo është ristrukturuar dhe Rusia ende bën biznes me shumë zona të botës.

fjalimi i putin 21 shkurt

Sondazh

Poll