Bota

Ministri i Jashtëm i Kinës: Lufta në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrollit

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për pasojat nëse Kina ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, gjë që Pekini thotë se nuk po e bën.

21 Shkurt 2023, 10:47 Nga a.l
Ministri i Jashtëm i Kinës: Lufta në Ukrainë mund të
Qin Gang

KINË- Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang është shprehur i shqetësuar për luftën në Ukrainë teksa deklaron se situata mes dy vendeve mund të përshkallëzohet dhe lufta mund të dalë jashtë kontrollit. Pekini, i cili vitin e kaluar krijoi një partneritet pa kufij me Moskën nuk ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Siç raportojnë mediat e huaja, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për pasojat nëse Kina ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, gjë që Pekini thotë se nuk po e bën.

Kina është thellësisht e shqetësuar se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë të përshkallëzohet apo edhe të dalë jashtë kontrollit. Ne u bëjmë thirrje vendeve të caktuara që menjëherë të ndalojnë ndezjen e zjarrit. Ne qëndrojmë me vendosmëri kundër çdo forme hegjemonie, kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në punët e Kinës," tha Qin në një fjalim në një forum të mbajtur në ministrinë e jashtme që dukej se i drejtoheshin Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se ata duhet "të ndalojnë së bëri thirrje 'sot Ukrainë, nesër Tajvan'. 

Komentet e Qin erdhën pasi u raportua se kryediplomati kinez Wang Yi do të mbërrinte në Moskë të martën dhe përpara një "fjalimi paqeje" që Presidenti Xi Jinping pritet të mbajë të premten, në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës. Presidenti rus Valdimir Putin gjithashtuka nisur një fjalim në Asamblenë Federale duke përcaktuar synimet për vitin e dytë të pushtimit të tij në Ukrainë.

qin gang

Sondazh

Poll