Bota

HAKMARRJA- Hakeri turk "pushton" faqen kryesore të revistës Charlie Hebdo, vendos Mustafa Kemal Atatürk në kopertinë

I riu duket se "mori hak" në mënyrën e tij. 

21 Shkurt 2023, 11:27 Nga k.m.
HAKMARRJA- Hakeri turk "pushton" faqen kryesore të revistës
Charlie Hebdo

PARIS- Faqja e internetit e Charlie Hebdo, e cila karikaturoi tërmetet në Turqi, ku humbën jetën mijëra njerëz, u hakerua nga hakeri 20-vjeçar turk Yusuf Devran Karaçay. Duke vendosur himnin osman në hyrje të faqes, Karaçay shkruante: Unë jam Devran Karaçay, jam një i ri turk, nuk kam frikë nga askush prej jush. Gjithashtu në faqen shtoi edhe një foto edhe një artikull lidhur me jetën e Mustafa Kemal Atatürk, ndërsa në foton e tij shkruhet: Sa i lumtur jam se jam turk.

Revista franceze Charlie Hebdo tërhoqi një reagim të madh duke postuar në rrjetet sociale për tërmetet në Kahramanmaraş, duke u tallur me tërmetin që shkaktoi mbi 46 mijë viktima dhe dhjetra mijëra të plagosur. Ndaj dhe i riu duket se "mori hak" në mënyrën e tij. 

Devran Karaçay, i cili vazhdon shkollimin në universitet dhe ka mbaruar shkollën e mesme në degën e sigurisë kibernetike, ishte kampioni i inteligjencës kibernetike mes 1 milion personave në garë në vitin 2021.

 

charlie hebdo hackerohet charlie hebdo

Sondazh

Poll