Bota

Alarm për bombë në disa institucione në Shkup/ Policia nis aksionin, kontrolle në disa zona

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po vijojnë kontrollet antiterror.

21 Shkurt 2023, 10:42 Nga a.l
Alarm për bombë në disa institucione në Shkup/ Policia nis
Maqedonia e Veriut

MAQEDONI E VERIUT- Në adresën elektronike të disa institucioneve përfshirë edhe pallatin presidencial dhe disa qendra tregtare ka mbërritur një alarm e kërcënim për bomba të vendosa në disa zona në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po vijojnë kontrollet antiterror.

Sot (21.02.2023) është raportuar se është dërguar kërcënim me eksploziv në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeun e Historisë Natyrore, Muzeun Arkeologjik, Muzeun MMB, Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, GTC, East Gate Mall, QT Biser, Xhevahir, Gjykata Administrative, Shtëpia e Presidentit-Villa Vodno, Hotel ‘Marriot’, Hotel ‘Alexander Palace’, QS ‘Boris Trajkovski’, Stacioni Hekurudhor – Shkup dhe FFM”.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Pritet që pas aksionit dhe kontrolleve nga policia të zbulohet nëse bomba është aktivizuar në këto zona në të cilat është ngritur alarmi. 

alarm per bombe ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll