Bota

"Charlie Hebdo" nuk njeh LIMITE! Tallet me tërmetin në Turqi: Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke....

Revista franceze Charlie Hebdo ka vendosur të tallet me tërmetin në Turqi.

7 Shkurt 2023, 09:30 Nga k.m.
"Charlie Hebdo" nuk njeh LIMITE! Tallet me tërmetin në
Tërmeti në Turqi

FRANCË- Kur e gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që ka ndodhur në Turqi me tërmetin, ku parashikohet të ketë mbi 10 mijë viktima, revista franceze "Charlie Hebdo" ka vendosur të tallet. Në rrjetet e saj sociale, ka botuar një karikaturë që ka shkaktuar një "lumë" reagimesh. Në karikaturën e publikuar në revistë, mbi ndërtesat e rrënuara shkruheshin fjalët: Tërmet në Turqi! Nuk ka nevojë as të dërgohen tanke...

"Charlie Hebdo" nuk njeh LIMITE! Tallet me tërmetin në
Kopertina e Charlie Hebdo

Por karikatura nuk është pritur mirë, pasi komentet kanë qenë jo të mira për revistën dhe botuësit, ku shumë i shkruanin: Ku është humanizmi juaj?

Kjo nuk është hera të parë që revista franceze sulmon vendet me shumicë myslimane, por kjo është hera e parë që tallet me një fatkeqësi të tillë. 

termet ne turqi charlie hebdo

Sondazh

Poll

Bota 7 Shkurt 2023, 08:25 A.B

Sa i rrezikshëm është TikTok?

TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve dhe organeve monitoruese. Ligjvënësit në mbar...