Bota

FJALA E PUTIN: Ata janë mësuar të pështyjnë gjithë botën! Ne bëmë gjithçka për ta zgjidhur problemin në mënyrë paqësore

Fjalimi i drejtohet jo vetëm qytetarëve të Rusisë por edhe mbarë botës si dhe thuhet se Putin do të fokusohet në luftën në Ukrainë, ekonominë dhe sferën sociale, si dhe situatën ndërkombëtare.

21 Shkurt 2023, 10:09 Nga DOSJA
FJALA E PUTIN: Ata janë mësuar të pështyjnë gjithë
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nisi fjalimin e tij në Kremlin para deputetëve të të dy dhomave të Parlamentit rus.  Mediat ruse thonë se është një fjalim historik i Presidentit të Rusisë dhe se fjalimi i drejtohet jo vetëm qytetarëve të Rusisë por edhe mbarë botës dhe se fjalimi do të fokusohet në luftën në Ukrainë, ekonominë dhe sferën sociale, si dhe situatën ndërkombëtare.

Transmetimin e drejtpërdrejtë mund ta ndiqni KETU:

Pjesë nga fjala e Putin:

"Nocionet e nderit, besimit, mirësjelljes nuk janë për ta. Ata janë mësuar të pështyjnë mbi të gjithë botën. Është treguar se ata i trajtojnë popujt e vendeve të tyre në të njëjtën mënyrë. Moska bëri gjithçka për të zgjidhur problemin në mënyrë paqësore dhe ishte e duruar. Por një skenar tjetër po përgatitej pas shpinës së tyre, tha Putin. Unë po jap mesazhin e sotëm në një kohë ndryshimesh të pakthyeshme në të gjithë botën, të ngjarjeve më të rëndësishme historike që përcaktojnë të ardhmen e njerëzve, theksoi Putin.

Sondazh

Poll