Bota

Po raportonte LIVE/ Gazetarja shpërthen në lot pas tërmetit të ri në Turqi: Njerëzit po vraponin të frikësuar nga tendat (VIDEO)

Ajo tregoi se njerëzit po largoheshin të frikësuar nga tendat e tyre pasi toka po lëkundej sërish. Ndërsa theksoi se tërmeti i pasdites së sotme ishte shumë i fuqishëm duke risjellë frikë te qytetarët. 

20 Shkurt 2023, 21:48 Nga a.l
Po raportonte LIVE/ Gazetarja shpërthen në lot pas tërmetit
Gazetarja duke raportuar për tërmetin në Turqi

TURQI-  Turqia u trondit pasditen e sotme nga dy lëkundje të forta tërmeti me magnituda 6.4 dhe 5.8 ballë Rihter në provincën Hatay të Turqisë, pranë kufirit sirian. Gazetarja turke e CNN-it, Buse Deviren, e cila po transmetonte drejtpërdrejt nga një kamp ku ndodheshin të mbijetuarit e tërmetit të 6 shkurtit shpërtheu në lot pas tërmeteve që tronditën vendin sot. Ajo tregoi se njerëzit po largoheshin të frikësuar nga tendat e tyre pasi toka po lëkundej sërish. Ndërsa theksoi se tërmeti i pasdites së sotme ishte shumë i fuqishëm duke risjellë frikë te qytetarët. 

Mësohet se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Ndërsa banorët që ndodhen pranë zonës bregdetare duhet të largohen sa më parë, pasi niveli i ujët pritet të rritet me 50 centimetra. 

termet ne turqi

Sondazh

Poll