Qeveria do prodhojë vetë pasaportat, BE: Të zbatohen standarte të forta sigurie, kyç për regjimin pa viza
Delegacioni i BE thotë se pret të informohet nga autoritetet shqiptare për standardet e sigurisë që do të kenë mjetet e reja të identifikimit.
TIRANË- Qeveria shqiptare do të prodhojë vetë pasaportat, por një rekomandim ka ardhur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë. Në një përgjigje për gazetaren Esiona Konomi të ABC News lidhur me këtë çështje, delegacioni i BE thotë se pret të informohet nga autoritetet shqiptare për standardet e sigurisë që do të kenë mjetet e reja të identifikimit.
“Ne jemi të gatshëm që ekspertët e Komisionit Evropian të shqyrtojnë procedurat e lëshimit dhe dokumentet e reja të identitetit që do të prodhohen. Dëshirojmë të kujtojmë se siguria e dokumenteve ishte një nga standartet e përfshira në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, që çoi në regjimin pa viza për qytetarët shqiptarë kur udhëtojnë drejt BE-së që prej vitit 2010. Prandaj është thelbësore që të zbatohen standarte të forta sigurie gjatë prodhimit të këtyre dokumenteve,”- thuhet në reagim.
Përgjigjja e plotë e delegacionit të BE në Tiranë për gazetaren e ABC News, Esiona Konomi:
Autoritetet shqiptare janë të lira të zgjedhin çdo ofrues që dëshirojnë për prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave dhe kartave të identitetit. Çdo ofrues i ri duhet të përmbushë standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për sa i përket sigurisë së pasaportave, që përfshin, ndër standardet e tjera, infrastrukturën e përshtatshme, siç janë mjediset e sigurta të stampimit. Gjithashtu, çdo vend që përfiton nga regjimi i liberalizimit të vizave pritet të zbatojë standardin më të lartë të ekspertizës dhe integritetit në prodhimin e dokumenteve biometrike. Procesi i menaxhimit të identifikimit dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve është me rëndësi shumë të madhe. Presim që autoritetet shqiptare të na informojnë për standardet e sigurisë që do të zbatohen për dokumentet e reja. Ne jemi të gatshëm që ekspertët e Komisionit Evropian të shqyrtojnë procedurat e lëshimit dhe dokumentet e reja të identitetit që do të prodhohen. Dëshirojmë të kujtojmë se siguria e dokumenteve ishte një nga standartet e përfshira në udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, që çoi në regjimin pa viza për qytetarët shqiptarë kur udhëtojnë drejt BE-së që prej vitit 2010. Prandaj është thelbësore që të zbatohen standarte të forta sigurie gjatë prodhimit të këtyre dokumenteve.
Këshilli i Ministrave vendosi më 14 shkurt krijimin e shoqërisë aksionare me kapital shtetëror për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike, si pasaporta dhe karta e identitetit (ID). Në mbledhje u vendos krijimi i shoqërisë aksionare, me kapital 100% shtetëror. Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20 000 000 (njëzet milionë) lekë, ndërsa Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar është Ministria e Brendshme. Deri më tani, kompania që merrej me krijimin e dokumenteve biometrike ishte Aleat Sh.p.k. Kompania operonte në Shqipëri në bazë kontrate koncesioni të lidhur ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe konsorciumit të IDEMIA SA (Francë) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (Shqipëri) që në vitin 2008 dhe përfundon në muajin korrik 2023.
Marrëveshja për krijimin e kompanisë është firmosur me VKM, por deri më tani nuk dihet se çfarë çmimesh do të përcaktohen nga shteti për nxjerrjen e pasaportat dhe kartat të identetit. Aktualisht, shqiptarët, për të prodhuar një pasaportë personale duhet të paguajnë 7.500 lekë për një afat 15 ditor, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë të reja, ndërsa për prodhimin e kartës së identitetit, e cila është e detyrueshme për të gjithë shtetasit mbi 16-vjeç, duhen 1.500 lekë.
Sondazh
Homeland Justice nxjerr edhe të dhënat e Metës: Nuk mbulohet dielli me shoshë! Në 'shënjestër' edhe 10 këshilltarët
Ilir Meta TIRANË- Homeland Justice ka nxjerrë të tjera të dhëna sot, duke shënjestruar kësaj here ish-presidentin e vend...
VOA: Holta Zaçaj zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, por me mandat të cunguar
Holta Zaçaj Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, zgjodhi sot, në raundin e tretë të votimit, kryetaren e re të saj, Holta...
Kapet me armë zjarri në ish-Bllok Erik Fullani, policia: E kishte me leje, punon si bodyguard! Iu vendos gjobë për xhamat e zinj të mjetit
Erik Fullani TIRANË- Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është ndaluar n...
‘Shënjestra’ po udhëtonte në makinë me fëmijët, si u shpëtoi Elton Kila plumbave në Elbasan, Preçi hodhi çantën me mjetet e identifikimit në kosh sapo pa policinë
Elton Kila ELBASAN- Jeta e Elton Kilës, që njihet ndryshe dhe si Oti i Elbasanit u vu në rrezik për të disatën herë dit&...
Pavarësisht temperaturave të larta, jemi në pikun e gripit/ Mjekët shpjegojnë shkaqet
Foto ilustruese TIRANË- Edhe pse temperaturat kanë qenë të larta këto kohë, rastet e pacientëve me viroza vijon t&e...
EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Shkodër, 32-vjeçari shkon në spital me plagë në këmbë
Policia SHKODËR- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një 32-vjeçar i plagosur me ar...
Detaje/ 34-vjeçari shqiptar që u vra në Mykonos donte të bëhej hotelier, babain e ka polic në Shqipëri
Julian Kosova GREQI- 34-vjeçari shqiptar Julian Kosova, i cili u vra herët të hënën në një lokal në zonë...
Shqiptari rrëzohet gjatë punës në Itali, 62-vjeçari transportohet me helikopter drejt spitalit
Helikopter ITALI- Plagoset shqiptari në Cervaro. 62-vjeçari u rrëzua, duke goditur kokën. Aksidenti ndodhi gjatë punës, tek...
U shtrua me urgjencë tek QSUT/ Del nga operacioi i vështirë Pëllumb Pipero, si është gjendja e tij shëndetësore
Pellumb Pipero TIRANË- Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero është shtruar me urgjencë në qendrën spitalore universitare "N&eum...
Nafta kontrabandë në Durrës/ Ngarkesa e bllokuar në anijen me flamur liberian u porosit nga biznesmeni shqiptar
Anija TIRANË- Nafta kontrabandë e bllokuar nga Autoritetet Policore dhe ato portuale në Durrës, ishte porositur nga një biznesmen ...
